-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti: Përjashtimi nga Parlamenti, medalje nderi për denoncuesit e korrupsionit

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar ndaj vendimit për përjashtimin e saj dhe të disa deputetëve të tjerë të opozitës nga Parlamenti për një periudhë 30-ditore.

Hoti e ka konsideruar këtë masë si një hakmarrje për protestat e opozitës ndaj akuzave të ngritura kundër ministrave të qeverisë, duke theksuar se përjashtimi është një tentativë për të heshtur ata që denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet në pushtet.

“Përjashtimi ynë erdhi si pasojë e protestës që ngritëm pas akuzave ndaj Belinda Ballukut nga SPAK, dhe si një mundësi për të mbrojtur ata që janë të akuzuar për korrupsion. Në çdo vend demokratik, një zyrtar i akuzuar duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen, por këtu, përkundrazi, ata mbrohen dhe opozita përjashtohet.”

Ajo vazhdoi duke theksuar se përjashtimi është një ndëshkim për ata që kanë guxuar të denoncojnë krimin e organizuar dhe lidhjet e pushtetit me mafian dhe oligarkët. “Ky Parlament nuk është më i qytetarëve, por ka shërbyer si mburojë për interesat e pushtetit dhe krimit,” tha Hoti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit