Mbrëmjen e kaluar në koncertin “Alpha Show” në stadiumin “Air Albania” i cili u organizua nga Noizy fansat mbetën të zhgënjyer.
Të ftuar ishin emrat më të mirë të muzikës, duke filluar nga Tayna, Dafina Zeqiri, Era Istrefi e shumë të tjerë. Çdo këngë, moment dhe performancë u postua në rrjetet sociale, por ajo që ra më shumë në sy ishte audienca, e cila la për të dëshiruar.
Shumë ulëse ishin bosh, e pjesa e publikut që ishte në këmbë, dukej e boshatisur dhe komentet në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” e dëshmojnë atë, të cilët e krahasojnë me publikun që ishte në koncertin e Alban Skënderajt.