-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kam dokumentet e TIMS të cilët faktojnë sa herë Olsi kalonte kufirin me makinën e kokainës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me dokumentat e TIMS se si Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar më shumë se sa deklaroi sot.

“Dëgjoni miq, Olsi Rama doli nga Skrapi i partisë, duke mashtruar shqiptarët në një akt të shëmtuar se ai ka përdorur vetëm një herë makinën e famshme të kokainës dhe se ka shkuar vetëm njëherë me të në Selanik.

Dhe fill mbrapa, doli Edi Rama, sulmoi kryetarin e grupit parlamentar Gaz Bardhi me gjuhën e një ordineri siç është.

Tani unë do flas me dokumente.

Këtu unë kam dokumentet e TIMS-it, të cilët faktojnë sa herë Olsi Rama me makinën e famshme të kokainës ka kaluar kufirin. Kanë ditën, datën dhe orën e kalimit.

Këtu meqenëse narkotrafikanti, eksponent kryesor i grupit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, tha se vetëm njëherë ka ndodhur.

Tani po i them: Olsi, çfarë të kujton data 13.7.2014. A mund të na thuash pak? Ora 18.06 minuta.

Olsi trafikanti, na thuaj pak, çfarë të kujton data 6.6.2014, ora 13.30?

A mund të na thuash pak se çfarë të kujton kjo datë dhe në cilën pikë kufitare ke dalë me këtë makinë me targë AA653DM?

Olsi, çfarë të kujton data 8.8.2014?

Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë.

Trafikantë të shpifur që ndërtuan narkoshtetin.

Olsi, çfarë të kujton data 11.7.2014, ora 15.45? Do të them, kur kalove kufirin?” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit