-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Censusi, mungojnë 490 mijë shqiptarë

Kryesoret

Gati gjysmë milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, një shifër marramendëse që pritet të hapë një debat më të gjerë mbi shkaqet dhe pasojat, përfshirë cilësinë e qeverisjes dhe llojin e sistemit politik që shtyn kaq shumë njerëz të lënë vendin e vet për ta nisur jetën nga e para në një vend tjetër.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

Numri i shqiptarëve që kanë përjetuar emigrimin ka gjasa që është më i lartë se sa kaq për shkak se në popullsinë rezidente 2023, përfshihen edhe shqiptarët që emigruan në dekadat e mëparshme dhe  u  rikthyen në vend në dekadën e fundit.

E dhëna kryesore e censusit sugjeron se çdo vit përgjatë 12 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar së paku  40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente. Kjo është një shifër e krahasueshme me një situatë lufte.

Popullsia rezidente e Shqipërisë shënoi kulmin në vitin 1989 me 3.2 milionë banorë. Përgjatë periudhës 1989-2001, popullsia banuese ra në 3.1 milionë, por shtesa e munguar e popullsisë gjatë kësaj periudhe prej 550,000 vetësh sugjeron se në fakt, emigrimi i dekadës së parë pas komunizmit ishte afërsisht 650,00 vetë.

Mes periudhës 2001-2011, popullsia rezidente ra nga 3.1 në 2.8 milionë, ndërsa shtesa natyrore e munguar ishte afërsisht 190 mijë vetë, duke sugjeruar një emigrim neto prej rreth 490 mijë vetëve.

Të dhënat e censit 2023 sugjerojnë se emigrimi ka vijuar përgjatë dekadës së fundit me të njëjtin ritëm trullosës si edhe me dekadën paraardhëse, pavarësisht fakteve të shumta që sugjeronin për ngadalësim.

Ndër të dhënat e tjera të rëndësishme:

Mosha mesatare e popullsisë rezidente është aktualisht 42.5 vjeç, ose 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më parë./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit