-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dyshuar si spiun i BIA-s, dënohet me një muaj paraburgim Aleksandar Vlajiç

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti Special, ka caktuar masën një muaj paraburgimit ndaj të pandehurit Aleksandar Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nën dyshimet për spiunim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri do të lihej në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aleksandër Vlajiq u arrestua për spiunim në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI)./KosovaPress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit