Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar në Pukë i cili në fshatin Gojan i Vogël, kishte mbjellë 183 bimë kanabisi.
“Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gojan i Vogël, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 183 bimë cannabisi.
Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.” thuhet në njoftimin e policisë.