-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Piro Ahmetaj: Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh!

Kryesoret

Për arsye shtesë, përfshi mungesën/vakanca gati 3-vjeçare, e kam pritur me interes të shtuar njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit për nominimin nga Presidenti Donald Trump të Ambasadorit të SHBA në Tiranë. Sigurish edhe me kënaqësi shtesë lajmin që në këtë funksion është nominuar Gjenerali ® i mirënjohur Enric Wendt, i cili, krahas funsioneve të tjera, ka drejtuar Forcat Elitare (speciale/SOF) të NATO-s, me të cilat, së bashku me stafin, kam pasur privilegjin dhe përgjegjshmërinë të negociojmë, si dhe në emër/autorizim të Autoriteteve të RSh të nënshkruaj marrëveshjen (MOU) përkatëse.

Përtej tallavasë që përcillet në studiot TV nga analistë të gjithëditur dhe gjeneralë të (de)graduar; fantazive të madhështorëve si Pilinçi apo edhe revoltat/revolucionet e opozitarëve të papunë (në fakt, kompanisë private të neveritur nga shqiptarët dhe damkosur nga Perëndimi), për “Qeveri Teknike” etj përralla si këto, për ta privatizuar vendimmarrjen e Presidentit Trump apo Gjeneralin ende të pa-emëruar/ardhur, i gjej si përpjekje: “delirante, dëshpëruese, mjerane, turpëruese dhe qesharake njëherësh”!

Përkundër kësaj, por duke konsideruar projektin politik të Presidentit Trump për të reduktuar në mënyrë kritike numurin e Ambasadave në botë, përfshi në Ballkan, si dhe përtej emrit të Gjeneralit të mirënjohur, përzgjedhjen për të nominuar Ambasador në Tiranë e gjej: “një vendimmarrje historike, por edhe si mesazh të besimit dhe peshës që mbart  RSh për të mbrojtur supremacinë afatgjatë ndaj Rusisë dhe Kinës, si dhe për të zhvilluar interesat gjeopolitike të ShBA në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.

Nga ana tjetër, e gjej edhe si “ndërsjellje reciproke të Washingtonit zyrtar” ndaj mirënjohjes së merituar mbarëkombëtare për mbështetjen: “114-vjeçare të ShBA-ve për pavarësinë e RSh dhe çlirimin e Kosovës; për ndërtimin e demokracisë funksionale, anëtarësimin në NATO, reformën e drejtësisë dhe ngritjen e SPAK, etj”, por edhe për kontributet më shumë se modeste të RSh pas 1996, ku: “mbi 12 mijë burra dhe gra me uniformë kanë shërbyer krah trupave të USA në Ballkan, Irak, Afganistan, Lindjen e Mesme etj”.

Ndërsa, nominimi i një Gjenerali ® të sprovuar si Enric Wendt, mbart besim të shtuar, privilegj dhe vlera shtesë. Në të njejtën kohë, mbetem besimplotë se Senati do ta aprovojë (në rrethana krejt të ndryshme në 2020, nuk u u refuzua, por nuk vijoi procedura e dëgjimit për në Katar). Pra Ai do të jetë Ambasadori i 11-të i ShBA-ve në Tiranë. Prandaj, si qytetar i RSh, por edhe si koleg/ushtarak, i uroj në advancë mirëseardhjen, si dhe suksese në forcimin më tej të partneritetit strategjik në interes të dy vendeve tona.

Pse nominimi i një gjenerali të mirënjohur si Ambasador i ShBA-ve në Tirane, mbart jo vetëm vlerësim, mesazhe besimi por edhe përgjegjësi të shtuar për RSh ?

Përsëris edhe më fort se nominimin e Gjeneralit të spikatur: “nuk e gjej si qokë të Washingtonit zyrtar ndaj Kryeministrit në detyrë për të vijuar 5 apo 6 mandate, por as kurrsësi avokati për non-gratat nga USA/UK si dhe as patericë për t’ju dhuruar pushtetin në tavolinë pronarëve të opozitës së falimentuar, si dhe të neveritur nga shqiptarët si dhe bashkepergjegjese per krizen politike”. Për më tepër, sjell në vëmendje se ashtu si përgjate 34 viteve të fundit, të 11 Ambasadorët, në mënyrë të veçantë Presidenca Trump-2 e kanë bërë e qartë, se: “janë këtu për të mbrojtur dhe promovuar interesat Ameriakan (Amerika mbi gjithëshka, Amerikanët mbi të gjitha);  dhe kurrësesi për të mbështetur partitë politike por popullin Shqiptar”!

Duke e parë kështu, këtë nominim e çmoj: “jo vetëm vlerësim të meritua por dhe mundësi të artë si dhe përgjegjësi e shtuar të Tiranës zyrtare për rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave të pushtetit”, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO.

Ndërsa, përtej oshilacioneve të Vuçiç-it nga “marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh”, mbështetjen e ShBA për rritjen e fuqisë mbrojtëse të Kosovës (modernizimin e FSK me raketa Javelin, etj), faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë do t’i ri-Këshilloja të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme për t’i dhënë jetë platformës: “2-shtete sovrane, 1-komb i vetëm”, platformë e cila do të kontribuojë për paqen, stabilitetin si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, duke konsideruar mësimin e hidhur nga gjysmimi që u imponua “Shqipërisë Natyrale” nga pafuqia ushtarake në Konferencën e Versajës (1918), këtë projekt e gjej jo vetëm si emergjencë kombëtare, por edhe (fatmirësisht) të ndërthurur edhe me interesat e SHBA-së në Rajon dhe Mesdhe.

Ndërsa duke konsideruar rikthimin e frikshëm të garës së armatimeve në Ballkan (kryeson Serbia me armatime Ruso-Kineze) si dhe “Rendin e Ri/Trump të Sigurisë të imponuar nga fuqia ushtarake”, objektivin e RSh drejt 5% të GDP-2030 (rreth 1.5 miliard €), përveçse si “presion të Presidentit Trump”, e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE), por edhe si mundësi historike për të modernizuar dhe rritur fuqinë ushtarake, përfshi kapacitete deterrence (shkurajuese/shpaguese) ndaj çdo vendi ose aleance që do të guxojë të kërcënoje sovranitetin teritorial apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës.

Me këtë rast (përtej transheve partiake), rikonfirmoj përkushtimin për të vijuar të kontribuoj me vizion, eksperiencën dhe përgjegjshmëri në mbrojtjen integritetit, interesat gjeopolitike, si dhe ardhmërinë euroatlantike të RSh/Kosovës, njëherësh për forcimin më tej të partneritetit/besimit strategjik me ShBA.

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,
Ballkanin si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Shënim shtesë: “Për korrektësi konfirmoj se me përmbledhje të gjetjeve në këtë oponion (si edhe 10-ra vleresime strategjike të tjera) vijoj ti ndaj me institucione (CSCE), Institute si dhe kolegë/miq në Washington DC”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit