-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pyetet për Netanyahun nga gazetarja turke, Rama: Nëse Gjykata Ndërkombëtare e dënon, në Shqipëri nuk e arrestojmë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik në Turqi, ku është pyetur për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

I pyetur për mundësinë e një urdhri ndërkombëtar arrestimi për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pranon kërkesën për prangosjen e tij.

“Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë”, është shprehur Edi Rama.

Më pas gazetarja Ghida Fakhry e ka pyetur më specifikisht duke e pyetur nëse urdhri ndërkombëtar i arrestit lëshohet zyrtarisht dhe Netanyahu vjen në Shqipëri, a do të arrestohet.

“Dëgjoni, në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut. Dhe për sa kohë që Miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde”, është shprehur Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit