-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama jep hipotekat në Dhërmi: Dule nxit përçarjen, Tavo na bëri me krahë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dhërmi ku ndau 789 tituj pronësie, sikur tha ai në kuadër të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

Për Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara përfundon i gjithi brenda vjeshtës” tha Rama.

Më pas kaloi te sulmi për kreun e PDBNJ-së, Vangjel Dule dhe lavdet për Prefektin Vangjel Tavo që është projektuar si kandidat socialist për zgjedhjet e parakohshme pas dënimit të Fredi Belerit.

Çfarë pune ka Vangjel Dule në Himarë veçse si një qytetar i Shqipërisë dhe me çfarë të drejte i jep gojën për të nxitur përçarje dhe për të folur marrëzira të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e himarjotëve apo të grekëve, por kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarje dhe që nuk i përkasin fare këtij shekulli, por vijnë nga shekujt dhe territoret më të zymta të historisë.

Jo po i marrin pronat, jo po i mohojmë këtë apo atë, po punohet me të gjitha mënyrat që të përmirësohet cdo ditë Himara. Një nga arsyet se përse procesi po mbyllet është këmbëngulja dhe mania gjirokastrite, Vangjel Tavos, prandaj bashkia është bërë me krahë sepse ka një usta që i rri mbi kokë.

Doni Vangjel për punë, ja ku e keni (i drejtohet Vangjel Tavos), doni Vangjel për sherr, prisni një Vangjel (Dule) me vetulla të rënda t’ju sjellin sherrin” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit