Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një konferencë për mediat ku dhe u pyet për të dhënat e Censusit.
Meta u shpreh se shifrat e publikuara janë të trukuara.
Ai gjithashtu tha se vendi është shpopulluar duke u kthyer në një parajsë për mafien dhe trafikantët.
Meta: Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës.
E sigurtë që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje.
Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët.
Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se cfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri.