Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit se në të gjithë strukturat është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike, pasi dyshohet për sulm kibernetik.
“Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.
Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht” njofton policia.
Urdhri urgjent brenda policisë së shtetit: Fikni kompjuterat