Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë në vendin e quajtur Kordhocë.
Në aksident janë përfshirë automjeti i policisë me drejtues D.P., dhe makina tjetër e tipit “Audi” me personin me iniciale S.B.
Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer që është punonjës policie.
Ata ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagosen dy persona, mes tyre një polic