Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale rreth zjarrit të rënë në Fier.
“Për vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrëfikës”, shkruan ministri.
Balla shprehet se policia veproi menjëherë duke vënë në pranga autorin e zjarrit.
Gjithashtu thotë se qytetarëve u është përsëritur apeli nga Policia të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshme sepse do të përballen me ligjin.