-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kate vazhdon kimioterapinë por ja ku do e shohim sërish

Kryesoret

Dalja e parë e Kate Middleton, bëri bujë kudo, sakaq princesha po përgatitet për daljen e saj të dytë publike që nga koha kur ka nisur kimioterapitë.

Së fundmi po flitet se ajo mund të shfaqet në tribunat e Wimbledon.

Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit mbretërorë të cilët sipas raportimeve të shtypit britanik kanë thënë se princesha do të marrë pjesë në turneun e tenisit që do të zhvillohet nga 1 deri më 14 korrik por ende nuk është marrë një komunikim zyrtar.

“Trajtimi i saj është në vazhdim dhe do të zgjasë për muajt e ardhshëm, por e kuptoj që ajo do të donte të shkonte në Wimbledon,” tha Emily Andrews. Vitet e fundit ajo ka qenë pjesëmarrëse e rregullt dhe festimet e saj të shpërthyese kanë përfunduar gjithmonë në aparatët e fotografëve.

Princesha po lufton kancerin dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Në janar ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe nuk u shfaq në publik për shumë muaj. Ajo vetë tregoi se nga se po vuante nëpërmjet një video të sinqertë dhe prekëse. Dalëngadalë Middleton po përpiqet të rikthehet në normalitetin e saj, por kjo nuk do të thotë për momentin një rikthim i rregullt në jetën publike.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit