-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta Rusi-Ukrainë, paketë e re me vlerë 150 milionë dollarë nga SHBA për Kievin

Kryesoret

Administrata Biden do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione me vlerë 150 milionë dollarë, duke përfshirë interceptorët e mbrojtjes ajrore Haëk dhe municione artilerie 155 mm, këtë e raportoi agjencia Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar dy zyrtarë amerikanë shkruan La Repubblica

Paketa e ndihmës pritet të shpallet të hënën, sipas zyrtarëve, të cilët preferuan të mbeten anonimë.

Shtetet e Bashkuara filluan dërgimin e raketave përgjuese Haëk në Ukrainë në vitin 2022, si një përmirësim i sistemeve të saj të raketave të mbrojtjes ajrore Stinger, një sistem më i vogël, me rreze më të shkurtër veprimi.

Ndërkohë, dhjetë civilë ukrainas të mbajtur rob në Rusi janë liruar në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Vatikani. Kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne arritëm të kthenim dhjetë njerëz të tjerë nga robëria ruse”, tha Zelensky në një postim në Telegram, duke ndarë një listë të njerëzve të liruar, duke përfshirë dy priftërinj dhe një politikan tatar të Krimesë.

Në mesin e të burgosurve të liruar nga rusët, edhe nënkryetari i Mejlisit të popullit tatar të Krimesë, organi më i lartë ekzekutiv-përfaqësues i tatarëve të Krimesë, Neriman Dzhelal, i kapur në vitin 2021

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit