Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar mjeku Edmond Gashi për skandalin e spitalit të Onkologjikut.
Gashi ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe ka pretenduar se ka bërë vetëm detyrën e tij si mjek duke iu përgjigjur pacientëve dhe duke përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik.
“Në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin as statusin e mjekut, që nuk e ndalon të punojë në shtet dhe në privat”, shkruan ai.
Ndërsa në lidhje me akuzën e prokurorisë që Gashi orientonte pacientët nga reparti i onkologjisë drejt klinikës së tij private, mjeku pretendon se ishte zgjedhje e pacientëve dhe e drejtë e tyre që të përzgjidhinin të merrnin shërbimin në klinikën e tij.