-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Shqipëri, sëmundjet tumorale dhe dobësitë e sistemit shëndetësor në trajtimin e tyre

Kryesoret

Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohen çdo vit me sëmundje tumorale. E ndërsa numri i pacientëve me këto sëmundje është në rritje, një raport i KLSH nxjerr në pah mjaft dobësi të sistemit shëndetësor në trajtimin tyre. Disa kanë të bëjnë me mungesa të stafit mjekësor, të barnave dhe pajisjeve mjekësore apo me centralizim të shërbimeve. Këtyre dobësive ju shtua së fundi dhe një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor, ku mendohet se janë përfshirë edhe disa mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë. Zëri i Amerikës sjell një analizë të kësaj situate përmes gjetjeve të një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pacientëve të prekur, familjarëve të tyre dhe mjekëve.

Në ambjentet e Spitalit Onkologjik në Tiranë, lufta mes jetës dhe vdekjes është ndoshta me e fortë se kudo tjetër. Por mangësitë në ofrimin e shërbimeve e bëjnë atë më të ashpër dhe më të dhimbshme. Dhjetra qindra qytetarë nga i gjithë vendi marrin shërbime çdo ditë në këtë institucion shëndetësor, që nga kimioterapia, radiotarapia, konsultat apo kontrollet e ndryshme. Në Shqipëri çdo vit humbin jetën rreth 3 mijë qytetarë nga sëmundjet tumorale dhe vdekshmëria prej tyre zë vendin e tretë me 13.5%, pas atyre të aparatit të qarkullimit të gjakut, dhe sëmundjeve me shkaqe të papërcaktuara. Por ndonëse këto vdekje mbajnë një peshë të lartë dhe rastet e reja janë në rritje, një raport i KLSH, nxjerr në pah edhe mjaft dobësi të sistemit shëndetësor në trajtimin e tyre.

Edhe Prokuroria e Tiranës po heton së fundi mbi një skemë abuzimi me pacientë të spitalit onkologjik ku mendohet se janë përfshirë disa mjekë, specialistë dhe administratorë të një klinike private dhe depoje farmaceutike, mes tyre dhe ish. Zv. drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi. (lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit