Spanja trondit Europën. Iberikët arritën që mbrëmjen e sotme të kalojnë lehtësisht në çerekfinale duke shpartalluar 4-1 Gjeorgjinë.
Në fakt të pestë golat u shënuan nga spanjollët, pasi ishte autogoli i Le Normand që i dha shpresë gjeorgjianëve. Por Spanja me qetësi përmbysi gjithçka me golat e Rodrit, Ruiz, Uillimas dhe Olmos.
Spanja në çerekfinale më datë pesë korrik do të përballet me Gjermaninë.