Në Vlorë një 55-vjeçar me iniciale I.B., është proceduar penalisht.
Administratori i subjektit kishte zënë hapësirën publike në plazhin Lungomare Vlorë duke vendosur çadra dhe shezlogë pa lejen përkatëse.
Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlogë.
Ndërkohë Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike.
Ndërsa materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.