-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po largohet/ Borell: Por detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

Kryesoret

Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se përparimi në dialog kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve të të dyja palëve.

Ai në një tekst autorial të publikuar në portalin EEAS, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në qendër të përfshirjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Është e nevojshme të zhbllokohet e ardhmja evropiane për të dyja palët dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, tha ai.

Borrell theksoi se në kuadër të dialogut është bërë shumë gjatë viteve të fundit dhe shtoi se procesi mund të përparojë vetëm aq sa të jenë të gatshme të dyja palët.

“Ndërmjetësimi i BE-së nuk mund të sjellë normalizim më të madh sesa dëshirojnë Kosova dhe Serbia.

Pas disa muajsh njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj teme në Bruksel, por pritjet e BE-së dhe vendeve anëtare nuk do të ndryshojnë.

Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken”, tha Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit