Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
Bashkimi evropian shprehet se Kadare është kolos i letrave dhe një zë i dashur i Shqipërisë.
“Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë”, thotë BE.
Bashkimi evropian i shpreh ngushëllime familjes së shkrimtarit.