Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”.
Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatitet për ndonjë sulm eventual.
“Dhe derisa ne po flasim këtu, institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.
Ai shtoi se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”.