-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu: Një koment për ATA që po vjellin vrerë edhe në vdekjen e Ismail Kadaresë

Kryesoret

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrerë, mallkime, fyerje, ofendimie apo ngazëllime:

  • Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.

  • Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre

  • Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.

  • Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.

  • Janë ata që merren me jetën private të tjerve, por familjet tyre i kanë degraduar.

  • Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.

  • Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.

  • Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris, dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.

  • Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.

  • Janë ata që kanë jetaun të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.

  • Janë ata që shpirtin e kanë plot mllef, dhe gojën plot helm.

  • Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër, dhe mbushin fletët e grisuara me fara kungulli.

Lamtumirë o shqiptar i madh por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit