-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Me të nuk flisje dot për tema të vogla’ Lleshaj për Kadarenë: Shqetësohej për Shqipërinë

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gjenerali Sandër Lleshaj ka folur për Ismail Kadarenë dhe për veçantinë e tij si shkrimtar.

Lleshaj gjithashtu tregoi se me të nuk mund të bisedoje kurrë për gjëra të vogla dhe se shqetësimi i tij më i madh ishte kombi shqiptar.

“Ai ka ardhur dhe nuk e di përse ka ardhur në një mjedis të pandriçuar dhe më duket e veçantë jeta e tij, një kontrast mjedisi ku lindi. Ai nuk u përpoq asnjëherë që të kuptohej nga të gjithë. I mbajti të pakompromentuar mesazhet e tij.
Vepra e tij është shumë e rafinuar dhe do një sforcim intelektual për ta kuptuar ashtu si një verë të mirë duhet të dish ta shijosh.
Në lidhje me raportin e tij personal, me Kadarenë nuk mund të flisje për tema të vogla dhe tema e tij kryesore ishte kombi shqiptar dhe ishte i shqetësuar dhe ai ka shkuar pa qetësinë e nevojshme në lidhje me pjekurinë tonë kombëtare.” u shpreh Lleshaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit