-sidi education-spot_img
31.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Rritja e pagave të mësuesve është mashtrim

Kryesoret

Erisa Xhixho, zv/presidentja e Partisë së Lirisë, ka reaguar sot lidhur me premtimet e qeverisë për rritjen e pagave të mësuesve, duke i cilësuar ato si mashtrim.

Ajo deklaroi se më shumë se 11 mijë mësues janë përballur me ulje të pagës për shkak të vendimit të qeverisë, i cili ka cenuar të drejtat e tyre dhe ka krijuar pabarazi në sistemin arsimor.

Xhixho kërkoi që ky vendim të rishikohet menjëherë dhe bëri thirrje për një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Ministren e Arsimit për të zgjidhur këtë çështje dhe për të ndaluar largimin masiv të mësuesve nga sistemi arsimor.

“Arsimi parauniversitar ka humbur mbi 115 mijë nxënës gjatë 5 viteve të fundit dhe është shpopulluar me 17 mijë nxënës më pak vetëm këtë vit. Kjo situatë alarmante ka një shpjegim të thjeshtë: është pasqyra më e qartë e dështimit të politikave arsimore dhe ekonomike të qeverisë, të cilat i kanë larguar mësuesit dhe kanë lënë shkollat pa staf të mjaftueshëm. Ne kërkojmë një ballafaqim të drejtë me Ministren e Arsimit dhe një rishikim të politikave që i ndihmojnë mësuesit, në mënyrë që të parandalohet kolapsi i sistemit arsimor”, ka përfunduar Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit