“Gjelat” arritën të siguronin kualifikimin duke u renditur në vendin e dytë të Grupit D, me 5 pikë të grumbulluara në total.
Francezët arritën të merrnin një fitore me Austrinë dhe dy barazime me Holandën dhe Poloninë. Në fakt, Franca tregoi shumë probleme gjatë fazës në grupe, dhe arriti të shënoi vetëm 2 gola, duke shtuar këtu që asnjëri nga ata nuk ishte me një aksion të rrjedhshëm që të finalizohej nga lojtarët e tyre.
Sot ata duan t’i tregojnë botës se pse quhen pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut, por si fillim duhet të mundin “fqinjët” e tyre.
/Panorama Sport