Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.
Duka i falënderon të gjithë gazetarët sportivë për kontributin që japin në misionin për promovimin e sportit.
“Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024. Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FShF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend”, shkruan Duka.
Më pas ai thotë që të vazhdojmë që të promovojmë dhe zhvillojmë sportin e futbollin në vendin tonë.