-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet organizata kriminale në burgun e Janinës, ja si shqiptari bashkëpunonte me drejtorin dhe punonjësit

Kryesoret

Një organizatë kriminale është goditur nga autoritete greke në burgjet e Janinës ku “koka” e grupit ishte një shqiptar që njihej me emrin Mondi.

Mësohet se “Modi” bashkëpunonte me nëndrejtorin e burgut, llogaritarin, administratorin, një gardian, një të burgosur dhe dy persona të tjerë privatë.

Sipas mediave greke shpërbërja e grupit filloi në mesin e janarit të kaluar kur Policia mori informacione për një të burgosur.

Ai me anë të ndihmës së punonjësve të policisë dhe të burgut importonte drogë, celularë dhe para nga kriminelët në burg .

Bashkëpunëtorët e tij shisnin drogë, merrnin paratë dhe më pas ia dorëzonin nëpërmjet një personi tjetër të afërt të tij ose partneres.

Nga data 20 prill 2023 deri më 3 qershor 2024, u konstatua se depozitat e regjistruara në emër të “ Modi” kapin vlerën e afërsisht 50,000 euro. Paratë legalizoheshin nëpërmjet konsumit të produkteve brenda burgut dhe kreditimit të palëve të treta.

Nga hetimi u zbulua se zëvendësdrejtori kishte një rol katalizator për veprimin e organizatës, pasi lejoi përdorimin e celularëve dhe njoftoi të burgosurin shqiptar për kontrollet e pashmangshme në qeli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit