Komisioni hetimor i TIMS ka denigruar në përdorimin e gjuhës ofenduese ku ka qenë i ftuar për të dëshmuar edhe ish-drejtori i AMP-së Ardi Veliu.
Ky i fundit ka kërkuar që të dëshmojë me dyer të mbyllura pasi në dëshminë e tij ka sekrete hetimore.
Mirëpo kjo gjë ka shkaktuar debat dhe përdorim gjuhe ofenduese.
Pjesë nga debati
Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.
Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar. Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Salianji: Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.
Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë