Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në zonën e Astirit për një takim me demokratët e kësaj zone. Në fjalën e tij Berisha theksoi edhe një herë e qytetarët duhet të çohen në protestën e 8 majit, pasi Rama dhe Balluku kanë plaçkitur dhe vjedhur më shumë se çdo pushtim apo regjim në Shqipëri.
Fjalae Berishës
Në një kohë kur regjimi ngjitej drejt majave të pushtetit, kur opozita zvarritej, në batakun e regjimit, ju qëndruat të pamposhtur. Shënuat rekord në protestën tuaj së bashku me Klevis Balliun për të drejtat që shkelmonte një regjim armiqësor, për të drejtat që shkelmonte një regjim banditesk. Ishin kohëra të vështira. Zëri juaj, bëhej gjithçka që të shuhej. Bëhej gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. Ju qëndruat, ju jeni frymëzim i qëndresës qytetare. Meritoni nderimin më të madh nga gjithë qytetarët e Tiranës. U përballët dhëmb për dhëmb me narko diktaturën me Edi Ramën.
E shndërroi në bashkëpunimin më të ngushtë me bandat më vrastare, kartelet e drogës, shkatërrimin e procesit zgjedhor, në plaçkitjen më të madhe të shqiptarëve në histori. Të gjitha pushtimet dhe regjimet të marra së bashku nuk kanë plaçkitur qytetarët e këtij sa ka plaçkitur EDvin Balluku dhe Lubi Rama. Qëndresa juaj, protesta juaj, revolta juaj në periudhën më të vështirë ka qenë shpëtimtare, për opozitën, ishte dhe do jetë për bashkinë dhe për Shqipërinë. Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam 1 mln pemë? Pasi kishte vjedhur fondet e 1 mln fidanëve, dilte në tv dhe thoshte kam mbjellur 1 mln pemë. Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton. Ju qëndruat në betejë të vështirë, të lodhur, por nuk u dorëzuat. Qëndresa në opozitë është mision.
Ndaj dhe ne arritëm km e fundit. Dhe në këtë km padiskutim kemi vështirësi, por arritëm pasi kemi plagosur bishën për vdekje. Pasi kemi damkosur Ramën si kryehajduti i kombit. Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë damkë nga e cila nuk çlirohet më kurrë. E patë se si 8 rezoluta të të gjitha forca politike të djathtë në botë damkosën Edi Rama si armik të votës së lirë, si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën PD, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë.
Miq, po të kthehemi jo shumë larg po dhe dy vite më parë, Edi Rama i cili zëvendësoi vlerat moralin e vlerave dhe ligjeve të drejta me moralin kriminal të familjes së tij, mbahej me lëvdata falë korrupsionit që bënte, shpallej shembull etj. çfarë është sot Rama në sytë e botës? Është një turp qeveritar. Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë. Me cilido që bisedoj, në mënyrë absolute, çdo njeri i çdo funksioni në mënyrë të çuditshme në fund të bisedës më thotë zoti Berisha këto gjëra janë gjërat më të pabesueshme që mund të ndodhin. Dhe ne përsistuam. Duke mbrojtur interesat tuaja. Ne e zhveshëm atë lakuriq, siç është faqezi.









