Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të martë ka mbajtur një takim me qytetarët e Astirit Tiranë.
Një nga demokratët e pranishëm në këtë takim e ka pyetur Berishën, pse përfaqësuesit e PD ulen në tryezë për dy reformat me PS, ndërkohë pyetjen tjetër militanti ia ka ngritur për zgjedhejt e bashkive.
“Ne shumë shpejtë do të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet vendore. Do të bëjmë përzgjedhjet më të mira, puna parapërgatitore po bëhet. Ne po marrim pjesë aktive në “Territoriale”. Ka disa që thonë pse uleni me PS për dy reformat, por jo ne bazohemi tek një raport i Parlamentit Europian. Iku koha kur i shkruante Rama vet te zyra. Ndaj ne jemi të përgatitur për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ne nuk mposhtemi ne do të fitojmë, këta janë kalbur dhe keni për ta parë kur do ti/a mbathin si minjtë”, shprehet Berisha.









