Policia detare në Shëngjin dhe në Ksamil ka bllokuar 2 mjete lundruese Jet Ski të cilat po kryenin manovra të rrezikshme.
Policia detare dhe shërbimet kufitare duke u bazuar në filmimet e publikuara në rrjetet sociale për disa anije lundruese të cilat kryenin manovra të rrezikshme kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tyre.
Policia i ka gjobitur të dy drejtuesit me masa administrative 110000 dhe 100000 lekë.
Ndërkohë po punohet edhe për gjetjen e dhe bllokimin e dy mjeteve të tjera ujore.