Deputeti demokrat Asllan Dogjani në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ngriti shqetësimin me të që po ndodh me qytetarët të cilëve nuk iu ofrohet shërbimi nga shteti por detyrohen të shkojnë në spitale private.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti Nasip Naço i cili e shikon të pavend ankesën e Dogjanit në këtë komision, pasi nuk kemi të bëjmë, sipas tij, me cenim të sigurisë kombëtare.