Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi që Komisioni Ekonomisë të mbajë një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me tre tema kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.
Për Tabakun shqetësimi ka lidhje me procesin dhe mbarëvajtjen e tij duke theksuar një vonesë shumë më të gjatë për disa shifra që mund të dilnin më shpejt dhe së dyti për mungesën e transparencës që sipas saj është një sëmundje e qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj.
Më tej, Tabaku u shpreh që gjithsesi le të analizojmë shifrat që raporton INSTAT dhe të shohim çfarë kanë prodhuar politikat e qeverisë socialiste.
“Ne kemi nevojë, që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki” tha ajo.