Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.
Presidentja Osmani në qershor të vitit të kaluar e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit.
Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.