-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj dhe Rama homazhe për Kadarenë

Kryesoret

Lamtumirë Kadare. Në Teatrin e Operas dhe Baletit u zhvilluan homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitet të kulturës dhe diplomatë nderuan shkrimtarin e madh Kadare.

Në homazhe morën pjesë edhe Presidenti Begaj dhe kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja.

“Shqipëria dhe shqiptarët përcjellin sot për në panteonin e përjetësisë gjeniun e tyre të letrave, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Falë talentit të rrallë dhe ndërgjegjes patriotike, Ismail Kadare fitoi për së gjalli statusin e privilegjuar të emancipuesit shoqëror dhe atij identitar.

Novator në stil, si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne.

Ismail Kadare do të përkujtohet gjithmonë me nderim si promovues, si askush tjetër, i krenarisë kombëtare, veçanërisht i orientimit evropian të kombit shqiptar.

Lamtumirë, i madhi ynë!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit