-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “merr pjesë” në homazhet në nderim të Ismail Kadaresë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka “marrë pjesë” në homazhet e zhvilluara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Berisha përmes nënkryetarit të PD Luçiano Boçi dhe deputetes Albana Vokshi ka dërguar një kurorë me lule si dhe ka shprehur mesazhin e lamtumirës për Kadaren.

N/Kryetari Boçi në “Librin e Kujtimeve” shkruan:

“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore!

I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit