-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Dimë ta ‘kremtojmë’ famën e shqiptarit të vdekur, jo suksesin për së gjalli

Kryesoret

Thuajse çdo muaj shqiptaria humb nga një shqiptar të madh, të cilin pas vdekjes, më së shumti e vajtojnë dhe e lëvdojnë ata që më egërsisht e kanë kritikuar dhe sharë përderisa ka qenë gjallë.

Andaj del se ne si popull, kemi të vdekur të lavdishëm e të gjallë të pavlerë. Pra del se jemi popull që e çmojmë të vdekurin e vlefshëm, por s’mund ta durojmë të gjallin e suksesshëm.

Kështu që të vjen turp pse vonë e ke kuptuar atë që e thotë Akademiku i ‘famshëm’: se ata që duhen dhe që e çmojnë njëri tjetrin, shahen dhe grinden mes veti përderisa janë gjallë, por pasi njëri nga ata vdesë, ky tjetri e zbulon dashurinë që i ka nxitur të përbuzen e të mos durohen!?

Ku ta dish, mbase ka gjërat që nuk janë të kuptueshme për ne të vdekshmit e rëndomtë dhe andaj duhet të jesh doktor shkencash që ta kesh ditur me kohë se nga i gjalli i famshëm përfiton duke e sharë dhe zhvlerësuar atë, e nga kolosi i vdekuri, duke e vajtuar dhe duke e lëvduar.

Dhe pa dyshim që shqiptaria do lindë e do varrosë njerëz me nam e nishan, por kurrë jo edhe një Gjergj Fishta apo Faik Konica, të cilët çdo gjë flijuan për shqiptari dhe me kohë na treguan për dy shqiptarët dhe thesin me pleshta si dhe për atë se shqiptari ta falë gjakun, por jo edhe suksesin.

Apo ku ta dish, ngaqë pse shumica prej nesh nuk e kemi lexuar deri në fund as abetaren, e lë më Fishtën e Konicë, edhe nuk ka si ta kuptojmë atë që na e thanë këta dy kolosë tanë: se ne dimë ta ‘kremtojmë’ famën e shqiptarit të vdekur, por jo edhe ta festojmë suksesin e shqiptarit të gjallë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit