-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kadare i tha të tëra, ceremonia në Tufinë vetëm me praninë e familjes

Kryesoret

Lamtumirë Ismail Kadare. Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit shkrimtari ynë i madh. Qytetarë të shumtë dhe personalitete morën pjesë në homazhe. Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në Teatrin e Operas dhe Baletit më pas ceremonia në Tufinë vetëm me praninë e familjes.

Ismail Kadare, njeriu që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të parritur, ndërsa letërsinë shqipe ne panteonin e mbarë botës. Sa e mora vesh që vdiq dhe mendova pashmangëshmërinë e përgatitjes së ceremonialit bashkë dhe fjalimit, më është bërë si një pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja gjatë nderimit nga Presidenti i Francës. Kadare kishte alergji nga fjalimet dhe nderimet. Sot jam i bindur, se Kadare i tha të tëra, çfarë kishte për thënë dhe ky vend nuk do ta zhgënjejë kurrë.

Nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat me procesverbalit për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkë-atdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim, t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë një kohën dhe vendin e duhur një banesë ikje. Është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. Në emër të saj u kërkoj të gjithë respektimin e këtij vullneti” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit