-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Kadares, vajza e Dritëro Agollit: Lamtumirë xhaxhi Ismail

Kryesoret

Vajza e autorit të mirënjohur shqiptar Dritëro Agollit, Elona ka shkruar disa fjalë zemre për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Isamil Kadaren që ishte dhe kolegu i babit të saj të ndjerë.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Elona shkruan se vdekja vendos vetë për mënyrën se si vjen me të marrë drejt rrugës së pafundësisë.

“Ndoshta do të kishin dashur të prisnin ndryshe të fundmen ditë …njëlloj ashtu siç i madhi Niko Kazanxaqis admironte vdekjen në këmbë , të njëjtë me ushtarët e Pompeut. Apo si ai që përfshihej nga llava e vdiste në këmbë si statujë.

 

Edhe atë ditë që babi nuk më lëshonte duart nga flokët duke i tërhequr si litarë, atë ditë në spitalin me muret gri dhe frymën e kobshme të vdekjes , ai këtë gjë donte të më thonte. Jam e bindur që edhe ai , miku i hershëm dhe i gjithjetshëm i babait tim, ashtu do ta dëshironte”,- shkruan Elona.

Më pas ai vijon duke thënë që Kadare do të mbetet gjithmonë i gjallë ashtu siç të mëdhenjt shkrimtarë e kanë.

“E sido që të jetë, Ismail Kadare që sot do të prehet në banesën e fundme, me kurmin në tokë , por shpirtin afër qiellit, ashtu siç përherë të mëdhenjtë shkrimtarë e kanë, në jetën tokësore por edhe në atë në amshim, brez pas brezi e shekull pas shekulli, do të mbetet më i gjallë ndër të gjallët, më i ndriçuar ndër të ndriçuarit. Lamtumirë i adhuruari shkrimtar ! Lamtumirë, për mua, xhaxhi Ismail!”, shkruan Elona, vajza e Dritëroit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit