Sot i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Në ceremoni në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i parlamentit Glauk Konjufca.
Por edhe ministra e deputetë. Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër.