Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njftuar se ka thirrur në një interpelancë ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu.
Gjergji shprehet se skandali i Onkologjikut dhe mungesa e medikamenteve është pasqyra e gjendjes në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare.
“Alarmet për këtë sistem jetik janë dhënë me kohë. Problemet e thella dhe reale nuk mund të mbulohen nga propaganda e ditës. Ata që kanë hall, që janë çdo ditë në dyert e spitaleve, pacientët dhe familjarët e tyre e dinë të vërtetën”, shkruan Gjergji.
Ajo thotë se qytetarët kanë mijëra arsye për të protestuar mes tyre edhe për shërbim shëndetësor.