Duke dëgjuar Barkën te Erla mu kujtua shoku im me origjinë nga Skrapari doktor Sokoli, të cilit disa vjet më parë i propozova të shkojmë në Parga dhe Volë por që refuzoi në mënyrë kategorike, duke më treguar krimet e grekëve në 1914 në fshatin e origjinës së tij në Skrapar. Sokoli nje djalë patriot kishte vendosur që kurrë të mos kalonte kufirin shqiptaro-grek në shenjë revolte për krimet e kryera nga grekët ndaj të parëve të vet.
Ndërkohë Barka vijon të flas për 20.000 minoritar grek të vrarë dhe dëbuar nga Vurgu dhe 20.000 të tjerë larguar me anije për ne Korfuz. Mendova fillimisht se po fliste për 20.000 shqiptarët e vrarë në shtëpitë e tyre në 1914 nga Panariti i Korçës, Skrapari, Hormova deri në lumin e Vlorës dhe Borsh por jo Barka po fliste për grek të vrarë, pa e thënë nga kush, nga shqiptarët?!
Ka akuza mbi emra konkret për krimet e kryera, ashtu si ne akuzojmë Spiro Milon apo qeverinë e Zografit? Më çudit edhe fakti tjetër, Barka flet për 20.000 grek të vrarë, në të vërtet është numri i viktimave shqiptar vrarë nga grekët në 1914 në Shqipërinë e sapo mëvetësuar. Rastësi ky numër apo djallëzi greke për të konfonduar numrin me viktimën reale.
Barka vijon duke shpjeguar cfarë quhet gjenocid: “zhdukja e njerëzve përbën gjenocid dhe asgjesimi total”, këtu bie dakort me përkufizimin e gjenocidit. Në Çamëri janë zhdukur, vrarë dhe ka patur shfarosje në masë në oborret e shtëpive të tyre të shqiptarëve duke i asgjesuar të gjithë ata që gjetën dhe u hapën varre masive duke groposur jo vetëm kufomat por edhe identitetin e tyre.
Pra, përkufizimi i Barkës është i saktë por edhe pse faktet përputhen me përkufizimin për Barkën nuk ka gjenocid, madje as njeh edhe vendimin e parlamentit shqiptar në 1994 i cili e njeh këtë gjenocid. Meqë Barka ka ndihmuar shqiptar të marin prona ne Çamëri, pse nuk kryen një akt shumë herë më fisnik, të ndihmoj shqiptar të moshuar të Çamërisë të gjejnë varret e prindërve, vëllezërve dhe motrave të tyre në Çamëri për të vendosur një tufë me lule?
Barka kërkon të çudit shqiptarët për numrin 300.000 por me keqdashje ngatërron periudhat kohore të dëbimit të shqiptarëve nga Çamëria. Çamët e dëbuar midis 2 luftërave botërore janë të paktën 100.000 për shkak të politikave shtrënguese nga qeveria greke, ndërkohë çamët e dëbuar në 1944 janë 26.000.
Nëse marim parasysh që rritja e popullsisë shqiptare nga viti 1939 deri më sot është të paktën 3-fish pse duhet të çuditet Barka për numrin 300.000?! Shqiptarët e Çamërisë i gjen kudo nëpër botë, sipas të dhënave vetëm 30-35% e çamëve jetojnë në Shqipëri sot.
Barka vijon me mashtrimin që asnjë varr nuk është gjetur në Kllogjer. I kujtoj Barkës që kur filluan punimet për varrezën momumentale në Kllogjer janë sistemuar varret e atyre që humbën jetën gjatë rrugës në Shqipëri por aty ashtu si në çdo memorial janë emrat e të rënëve, janë emra edhe të atyre shteti grek vazhdon ti lerë pa një varr.
Së fundi i kujtoj Barkës që çështja çame nuk është çështje pronash as çështje individuale pasi nuk u prodhua nga konflikte individuale në Greqi por nga një politikë e Shtetit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri. Çështja çame është çështje politike, çështje e të drejtës e cila do të zgjidhet vetëm në këtë linjë.
Duke dëgjuar këto xudhira të Barkës mu kujtua Prof. Xhufi kur në një replik në media i drejtohet Barkës: kush ta ka dhenë diplomën ty? Kur “historiani” Barka tjetërson historinë e atyre që i kemi akoma gjallë, imagjino çfarë mund të bëj për historinë e shekujve më parë.
U detyrova për këtë reagim pasi hapsira mediatike që i jepet propagandës së investuar nga shteti fqinj është e frikshme dhe në shërbim të tjetërsimit të historisë, ndërkohë që u “harrua” kjo hapsirë ti jepej Çamërisë në 80 vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët.