-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Beqajt? Meta: Banale! Kokë turku e Ramës, vjedhja vazhdon…

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se arrestimi i Ilir Beqajt është drejtësi me regji për statistika. Sipas tij, thelbi i sistemit mbetet i paprekur. Drejtësia e re, tha ai më tej, do të ishte e besueshme nëse do të arrestohej Rama ose Veliaj.

Kjo është ngjarje banale në kuadër të drejtësisë me regji që bën Rama. Sa i takon arrestimit, të gjithë e dinë që sa më shumë ish-ministra apo ministra të Ramës arrestohen aq në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës dhe thelbi i sistemit mbetet i paprekur, thjeshtë bëhen disa koka turku në bazë të regjive të bëra më parë, ndërkohë që jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë pas Zambias.

Korrupsioni në shëndetësi ka një arkitekt që quhet Rama dhe kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar infermierë, mjekë me maska kur të gjithë e dinë që sistemi shëndetësor që mund të quhet pa frikë, kriminal është si rezultat i vjedhjes që ndodh në këtë sektor nga Rama.

Nëse do të ishte arrestuar Rama për aferën e inceneraotprëve për 17 vendimet për dy orë kjo mund ishte ngjarje apo nëse do të ishte arrestuar Erion Veliaj për shkak përsëri të inceneratorëve.

E ashtuquajtura drejtësi e re është aleate në qeverisje me Ramën, publikut i ofrohen statistika të ish-ministrave që mesa duket e pranojnë edhe vetë ta bëjnë një dënim që koncesionet të vazhdojnë dhe Edi Rama të vazhdojë që të përfitojë” tha ai.

Meta: Korrupsion me ilaçet tek Onkologjiku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit