Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në fshatin Remanicë në Berat.
Me anë të erës zjarri është përhapur dhe ka djegur edhe drurët frutorë.
Gjithashtu ka rrezikuar edhe disa banesa që ndodheshin shumë pranë zjarrit të rënë.
Kanë qenë vet banorët që kanë njoftuar repartin MZSH dhe këta kanë nisur dy automjete zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vet fermerëve të cilët djegin ferrat e barërat përreth parcelave.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë shkaktarët e këtij zjarri.