-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka: Javën tjetër do të takohem me Sylvinhon për rinovimin

Kryesoret

Presidenti Armand Duka deklaroi sot për mediat italiane ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për bashkëpunimin me trajnerin Sylvinho.

“Trajnerit i ka përfunduar kontrata pas Europianit, por ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se së shpejti do e finalizojmë. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin.

Sylvinho ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën”.

Duka foli edhe për merkaton kuqezi. “Armando Broja sigurisht është një nga talentet më të mëdha të gjithë historisë së futbollit shqiptar. Do të jetë padiskutim goditja më e fortë që mund të bëjë Milani në merkato. Djali ka të dhëna të jashtëzakonshme, që mendoj se akoma nuk i ka shfaqur plotësisht.

Ka nevojë të luajë me klubin dhe mendoj se Serie A dhe Milani paraqesin për të një mundësi të shkëlqyer për t’u ngjitur në majat e futbollit europian.

Ai do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Jam i bindur se është i gatshëm për ta provuar një eksperiencë në futbollin italian dhe nëse ndodh besoj se do të jetë një histori suksesi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit