Në Fier u arrestua një 50-vjeçar me iniciale U.H., banues në Roskovec.
50-vjeçari dyshohet se ka rrahur një 33-vjeçare dhe më pas e ka kanosur atë me thikë.
Ndërsa në Lushnjë ka nisur procedimi penal për një 65-vjeçar me iniciale P.N., i cili ka vrarë me armë gjahu një qen që e ka sulmuar.
65-vjeçari mbante armë gjahu pa leje.
Ndërkohë materialet proceduriale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.