Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Toni Gogu ka folur për debatin që opozita tentoi të krijonte sot në Kuvend.
Gogo e ka cilësuar sot seancën si një nga spektaklet më të mëdhaja të hipokrizisë pasi po përplasn dy kultura.
“Nuk ç’rrënjoset korrupsioni duke folur ju për korrupsionin, por ejani te komisioni i posaçëm të punojmë së bashku. Ju tani vëni në krye të qoshes pacientin zero të korrupsionit dhe vini bërtisni këtu duke fyer kryetaren e Kuvendit”, tha Gogu.
Më pas ai ka kërkuar që opozita të mos e humbasë mundësinë e mekanizmit.
“Mos e digjni jorganin e shqiptarëve për ato pleshtat e korrupsionit madhor”, deklaroi Gogu.