-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonxhja: 22 bashki fituese për projektin e Strehimit Social, 490 milionë lekë investime

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxha përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar në lidhje me bashkitë fituese në projektin e investimit të strehimit.

Gonxha tha se janë shpallur 22 bashki fituese për projektin e investimit të strehimit social.

“Ata kanë një vlerë prej 490 milionë lekësh nga buxheti i shtetit dhe këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin”, tha Gonxhja.

Familjet përfituese nga ky projekt:

Familjet që përfitojnë janë 11% familje me ndihmë ekonomike, 21.6% të mëshuar por pa përkrahje, 13.2% persona me aftësi të kufizuar, 2.5% familje me një prind, 2% familje me gra kryefamiljare, 3.2% emigrantë të rikthyer, 2% viktima të trafikimit, 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ndërsa shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat. Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki. Gjithashtu, 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit