Kuvendi sot ka nisur me debate pasi Lindita Nikolla nuk ka pranuar kërkesën e grupit të PD-së për interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me dhënien e shpjegimeve për këshilltarin e jashtëm të kryeministrit, Koldea që sipas opozitës akuzohet për lidhje me krimin.
Gazment Bardhi u shpreh se këshilltari i jashtëm i kryeministrit Rama është një agjent i shërbimeve sekrete rumune dhe këtu është shkelja e parë.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi është shprehur se këshilltari i jashtëm i kryeministrit Rama, Koldea është i përfshirë në korrupsion në shtetin e tij dhe po ashtu është i përfshirë në një linjë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
LIVE-Kuvendi/ Bardhi: Për çfarë e mori Rama spiunin rumun këshilltar? Gore, dele, ngrije kokën
Fjala e Bardhit në foltoren e Kuvendit është shoqëruar me debate me deputetët e mazhorancës, ku ka pasur shkëmbim akuzash dhe ofendimesh mes palëve.
Deputeti socialist, Erion Braçe dhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi, iu drejtuan njëri-tjetrit me tone të larta dhe ofendime gjatë seancës plenare.
LIVE-Kuvendi/ Nikolla: Mafie jeni vetë! Bardhi dhe Noka në foltore
Pjesë nga debati në Kuvend
Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke
Braçe flet nga vendi por nuk dëgjohet
Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty
Braçe: Kurvë burrë
Bardhi: Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni në kreditë e këqija.
LIVE-Ndërpritet Kuvendi, Çuçi: I tha Braçes gore, përjashtoni Bardhin